Ushtria ruse ka bombarduar Kherson (në Ukrainën jugore) gjatë gjithë natës, ndërsa një grua 59-vjeçare vdiq nga një predhë artilerie që goditi shtëpinë e saj. Mes të plagosurve janë përfshirë edhe disa shpëtimtarë që po shuanin zjarrin që shpërtheu pas shpërthimeve. Kreu i zyrës presidenciale Andry Yermak postoi një foto që tregon flakët pas sulmit rus. “Një natë e vështirë për Kherson. Ushtria ruse vazhdoi të mbulonte me zjarr shtëpitë e banorëve të Khersonit në pjesën qendrore të qytetit”, shkroi në Telegram kreu i distriktit ushtarak rajonal Alexander Prokudin. Policia rajonale tha se rreth orës 1 të mëngjesit, trupat ruse goditën një ndërtesë banimi. Gjysmë ore më vonë, granatimet rifilluan. Në tre të mëngjesit një sulm i ri.
Rusia bombardon pa pushim qytetin e Kherson
RELATED ARTICLES