Cirku Kombëtar dhe Teatri i Kukullave udhëtuan në fundjavën që lamë pas drejt veriut, duke u dhuruar argëtim e buzëqeshje fëmijëve të Shirokës dhe pushuesve që kanë zgjedhur këtë kënd të mrekullueshëm të Shqipërisë. Shfaqja u ndoq jo vetëm nga fëmijët, por nga të gjithë të pranishmit. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ndau në rrjetet sociale momente nga shfaqja e “Buzëqeshja je ti”. “Kjo shfaqje po udhëton nëpër bregun shqiptar si pjesë e kalendarit artistik “KultArt 2023”, organizuar nga Ministria e Kulturës”, tha Margariti. Arti i cirkut në vendin tonë është i pëlqyeshëm nga të gjitha moshat. Nuk ka një skenë, stadium apo shesh në Shqipëri ku artistët akrobatë nuk kanë luajtur dhe nuk kanë shfaqur aftësitë e tyre të rralla artistike. Cirku Kombëtar përfshin në repertorin e tij vlera nga cirku botëror, por gjithashtu edhe vlera tradicionale. Këto vlera pasqyrohen në ilustrimet muzikore, ritmet, veshjet dhe në një masë më të madhe në idetë dhe skenografitë e shfaqjeve.
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on