Saturday, April 12, 2025
HomeSHKENCA DHE JETARrymat e thella të oqeanit rreth Antarktidës drejt kolapsit

Rrymat e thella të oqeanit rreth Antarktidës drejt kolapsit

Rrymat e thella të oqeanit rreth Antarktidës mund të ngadalësohen me më shumë se 40% gjatë tre dekadave të ardhshme duke çuar në implikime të rënda për oqeanet dhe klimën, sipas një studimi të fundit. “Kolapsi i rrymave në fund të oqeaneve do të ndikojnë te klima dhe ekosistemet detare në shekujt e ardhshëm”, sipas një hulumtimi australian, të botuar sot në revistën “Nature”. Uji i ftohtë që fundoset pranë Antarktidës drejton rrjedhën më të thellë të qarkullimit të kolapsit, një rrjet rrymash që përfshin oqeanet e botës. Studiuesi kryesor, Matthew England tha se kolapsi që mbart nxehtësi, karbon, oksigjen dhe lëndë ushqyese në të gjithë globin, do të ndikojë në klimën, nivelin e detit dhe produktivitetin e ekosistemeve detare. “Nëse oqeanet do të kishin mushkëri, ky do të ishte një prej tyre”, tha ai. Me rënien e kësaj rryme të thellë oqeanike, oqeanet nën 4000 metra do të ngecin. “Kjo do të bllokonte lëndët ushqyese në oqeanin e thellë, duke reduktuar lëndët ushqyese të disponueshme për të mbështetur jetën detare pranë sipërfaqes së oqeanit”, tha England. Shkrirja e shtresave të akullit të Antarktidës dhe Grenlandës pritet të përshpejtohet ndërsa planeti ngrohet. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ