Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi prezantoi sot draftin e Strategjisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor, Teknologjisë dhe Inovacioni për vitet 2023-2030. Kushi tha se “disa nga qëllimet prioritare janë rritja graduale të buxhetit për kërkimin shkencor dhe inovacionin deri në vitin 2030 në 1% të PBB, duke përfshirë edhe kontributin e të gjithë aktorëve (sektori i biznesit, arsimi i lartë privat, organizatat jofitimprurëse, ministritë e ndryshme dhe bashkitë) si dhe rritja e pjesëmarrjes së institucioneve tona në programet kuadër të BE-së, si Horizon Europe, etj”. Sipas Kushit, prioritet është edhe krijimi i një mjedisi që lehtëson dhe nxit ndërveprimin dhe projekte të përbashkëta mes institucioneve kërkimore dhe komunitetit të biznesit; Ministrja Kushi veçoi si prioritete edhe përmirësimin e kapaciteteve të kërkuesve shkencor dhe krijimi i rrjetit të tyre brenda dhe jashtë Shqipërisë, për rritjen e performancës në programet kombëtare dhe ndërkombëtare dhe zhvillimin e kapaciteteve infrastrukturore të kërkimit shkencor, krijimi i mjediseve të përshtatshme kërkimore, laboratorëve dhe infrastrukturave kërkimore. Kushi falënderoi të gjitha institucionet që u përfshinë në hartimin e këtij drafti, i cili tha ajo “tashmë është në konsultim publik dhe për të cilin presim sugjerime konkrete që ndihmojnë në përmirësimin e tij”. atsh
Recent Comments
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on