”Camino de las Yungas”, e njohur sot si “Rruga e vdekjes”, është një nga rrugët publike më të rrezikshme në botë dhe aktualisht destinacioni kryesor turistik në La Paz të Bolivisë. Rruga prej 64 kilometrash ishte dikur e vetmja rrugë që lidhte qytetet La Paz dhe Coroico në rajonin e Yungas. Deri në 300 persona humbnin jetën në këtë rrugë çdo vit, prandaj në vitin 1995 u shpall si më e rrezikshmja në botë. Për shkak të këtij emërtimi, ajo fitoi popullaritet të madh në mbarë botën. Ndërkohë në trasenë e dytë është ndërtuar një rrugë e re dhe e vjetra është përdorur për qëllime turistike vitet e fundit. Sot vizitohet më së shumti nga çiklistët dhe të pasionuarit pas adrenalinës dhe çdo vit kalojnë rreth 25 000 turistë. Udhëheqësi turistik lokal Diego Del Carpio tregon se para se të mbërrijnë në rrugë, ata fillimisht vizitojnë faltoren ”Apacheta”. “Pasi marrim lejen, ne ngasim biçikletat në rrugë. Ne shohim një peizazh 180 gradë dhe dëshmojmë formimin e akullnajave për shkak të proceseve gjeologjike dhe ndryshimit të motit”, shpjegon Del Carpio. Zbritja nëpër rrugë zgjat disa orë, duke filluar nga një lartësi prej 4 670 metrash dhe duke përfunduar në 1 100 metra në Yolosa. Është gati tre metra e gjerë, pa gardh dhe asgjë që do t’i ofronte ndonjë siguri automjeteve. Aksidenti më i rëndë rrugor në Bolivi ndodhi në korrik të vitit 1983 pikërisht në këtë rrugë kur një autobus ra në një humnerë ku humbën jetën 100 persona
Rruga më e rrezikshme në botë?
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on