Në rrugën Ersekë-Leskovik vijojnë me ritme të mira punimet për rikonstruksionin e saj. Projekti i rikonstruksionit të kësaj rruge kushton rreth 6 milionë euro, financuar nga qeveria shqiptare dhe BERZH. Prefekti i qarkut të Korçës, Nertil Jole ndau në rrjetet sociale pamje nga punimet që po kryhen në këtë rrugë. Jole tha se, “ndërhyrjet synojnë të përmirësojnë cilësinë dhe sigurinë e qarkullimit duke ruajtur gjurmën ekzistuese të rrugës, të përmirësojnë lidhjen mes zonave të rajonit, komunikimin ndërkufitar dhe aksesin drejt potencialeve turistike të Kolonjës e Përmetit, për zhvillimin e turizmit dhe të ekonomisë”. Rruga është e gjatë 42.67 km, gjerësia e asfaltit ekzistues është rreth 4 m, ndërsa asfalti i ri do të jetë 5 m në të gjithë gjatësinë e rrugës. Prefekti Jole u shpreh se, “projekti parashikon ndërtimin e shtresave të asfaltit të rrugës ekzistuese, ndërtimin e nënshtresave (aty ku ka dëmtime të mëdha), zgjidhjen e drenazhimit të rrugës, ndërtimin e mureve mbajtëse dhe pritëse, ndërtimin e tombinove dhe veprave të artit në rrugë dhe sinjalistikën vertikale dhe horizontale”. Jole bëri të ditur se, “po punohet që rikonstruksioni i rrugës të përfundojë plotësisht pranverën e vitit të ardhshëm”. Rikonstruksioni i rrugës Ersekë–Leskovik synon përmirësimin e konektivitetit rajonal dhe lehtësimin e aksesibilitetit drejt potencialeve turistike të rajonit të Korçës dhe Gjirokastrës, duke sjellë zgjerimin e ofertës turistike të rajonit dhe rritje të oportunitetit për zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm rajonal. Projekti i rikonstruksionit do të synojë të përmirësojë cilësinë dhe sigurinë e qarkullimit rrugor duke ruajtur gjurmën ekzistuese të rrugës. ATSH
Recent Comments
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on