Rruga e re e Darëzezës pas rikonstruksionit ka përmirësuar lidhjen mes zonës së Fierit dhe bregdetit, duke i dhënë një shtysë zhvillimit turistik të kësaj zone.

Përfundimi i kësaj rruge pritet të ndikojë pozitivisht në lëvizjen e banorëve, zhvillimin e turizmit dhe aksesin drejt bregdetit të Darëzezës, një nga zonat me potencial turistik në qarkun e Fierit.

Plazhi i Darëzezës, rreth 20 km larg Fierit, po frekuentohet gjithnjë e më shumë nga pushues vendas e të huaj.