Banorët e Dukagjinit do të kenë së shpejti një rrugë rehabilituar, e cila do të ndikojë për zhvillimin ekonomik dhe turizmin. Kryetari i bashkisë bashkisë së Shkodrës, Benet Beci pa dje nga afër ecurinë e punimeve, ku theksoi se “kjo është faza e parë e këtij investimi, rruga ka gjatësi 17 km, 5 m gjerësi, kanalizime, ura, sistemime dhe mure mbrojtëse. Faza tjetër do jetë më vonë”. Banorët e zonës që jo vetëm e mirëpresin fillimin e këtij investimi të shumëpritur, por edhe po bashkëpunojnë maksimalisht për mbarëvajtjen e punimeve.
Rruga e Dukagjinit, impuls të ri zhvillimi turistik e agroturistik
RELATED ARTICLES