Kjo teknikë, e njohur si “myofascial release”, synon çlirimin e tensionit në fashat muskulore që lidhin shputën e këmbës me pjesë të tjera të trupit. Ekspertët shpjegojnë se trupi funksionon si një zinxhir i ndërlidhur, ku tensioni në një zonë mund të ndikojë në zona të tjera, përfshirë edhe shpinën.

Rrotullimi i topit nën këmbë për disa minuta në ditë ndihmon në relaksimin e muskujve të tendosur, përmirëson fleksibilitetin dhe mund të ulë ndjeshëm ngurtësinë në pjesën e poshtme të shpinës. Kjo praktikë rekomandohet veçanërisht për personat që kalojnë shumë kohë ulur ose që ndiejnë tension në këmbë dhe mes.

Studime të ndryshme tregojnë se teknikat e vetë-masazhit mund të kontribuojnë në përmirësimin e lëvizshmërisë dhe në reduktimin e dhimbjes, duke ndikuar pozitivisht në gjithë zinxhirin muskulor.

Megjithatë, specialistët theksojnë se kjo metodë nuk zëvendëson trajtimin mjekësor në rastet e dhimbjeve të forta ose të vazhdueshme, për të cilat këshillohet konsultimi me një profesionist shëndetësor.