Inflacioni, që mat ndryshimin vjetor të çmimit të mallrave shfaqi shenja ngadalësimi në nëntor. Instituti i Statistikave publikoi sot Indeksin e Çmimeve të Konsumit, sipas të cilit ndryshimi vjetor i çmimeve të konsumit në muajin nëntor të këtij viti është 7.9 %. Një vit më parë ky ndryshim ishte 3.1 %. Ndërsa, ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin nëntor, krahasuar me tetorin është -0,3 %. Krahasuar me muajin nëntor 2021, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “ushqime dhe pije joalkoolike” me 14.7 %, pasuar nga grupet “transporti” me 9.6 %, “mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 6.2 %, “hotele, kafene dhe restorante” me 6.1 %, “pije alkoolike dhe duhan” me 5.8 %, “veshje dhe këpucë” dhe “mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3.6 % secili, “qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 3.1 %, “shërbimi arsimor” me 1.9 %, “shëndeti” me 1.3 %, “komunikimi” me 1.1 % dhe “argëtim dhe kulturë” me 1 %. Brenda grupit të ushqimeve, çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyrna” u rritën me me 24.1 %, pasuar nga nëngrupet “qumësht, djathë dhe vezë” me 23.3 %, “peshk” me 16.2 %, “bukë dhe drithëra” me 15.8 %, “zarzavate përfshirë patatet” me 15 %, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 14.8 %, “mish” me 12.4 %, etj. Krahasuar me muajin tetor 2022, çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 4.8 % , pasuar nga grupet “qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0.2 % dhe “ushqime dhe pije joalkoolike” me 0.1 %. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “argëtim dhe kulturë” u rritën me 0.7 %, pasuar nga grupet “veshje dhe këpucë”, “komunikimi” dhe “hotele, kafene dhe restorante” me 0.5 % secili.https://ata.gov.al/2022/12/09/ngadalesohet-rritja-e-cmimeve-inflacioni-7-9-ne-nentor/
Rritja e çmimeve, inflacioni 7.9% në nëntor
RELATED ARTICLES
Recent Comments
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on