Gjurmimi, kontrolli dhe formalizimi i produkteve ushqimore janë prioritet i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Sipas një njoftimi nga MBZHR, që prej 15 tetorit 2021 kontrollet zyrtare në tregjet e kafshëve të gjalla janë detyrë funksionale e Shërbimit Veterinar të Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve. Duke marrë në mbikëqyrje e kontroll edhe thertoret, mbyllja e ciklit të prodhimit shtazor garanton kontrollin shëndetësor dhe mirëqënies së kafshëve nga lindja deri në produkt konsumi, si dhe mundëson informacionin në kohë mes Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve dhe Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. Ky ndryshim në zinxhirin e kontrollit është i rëndësishëm, sepse jo vetëm rrit formalizimin e tregtimit të kafshëve dhe mishit, por gjithashtu garanton konsumatorët final në dyqane se produkti që konsumojnë është i kontrolluar sipas origjinës, shëndetit të kafshës si dhe respektimit të parametrave veterinarë. “Është e rëndësishme që konsumatorët t’i drejtohen pikave të tregëtimit dhe thertoreve të licencuara, për një produkt të sigurtë, në mbrojtje të shëndetit të tyre. Informacionin lidhur me vendodhjen dhe shërbimet e këtyre thertoreve mund të gjendet lehtësisht në faqen e Ministrisë së Bujqësisë”, theksoi MBZHR. Çdo ditë veterinerët e drejtorive rajonale monitorojnë tregjet e kafshëve të gjalla në rang kombëtar, për të krijuar një rrjet informacioni blegtoral dhe veterinar, me të gjitha kafshët që futen dhe dalin nga tregu. Bazuar në të dhënat e këtyre institucioneve, për periudhën janar 2022 – qershor 2022, në tregje janë pranuar në total 4680 certifikata hyrjeje dhe janë lëshuar 4891 certifikata daljeje. Veterinerët zyrtarë nuk lejojnë në asnjë rast futjen e kafshëve të pamatrikulluara dhe pa certifikatë lëvizje në tregje. Ky proces është në funksion të gjurmueshmërisë dhe lëvizshmërisë së kafshëve të gjalla dhe garantimit të sigurisë ushqimore.
Rritet kontrolli dhe certifikimi në subjektet thertore
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on