Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIRritet importi i pajisjeve elektronike dhe elektroshtëpiake 

Rritet importi i pajisjeve elektronike dhe elektroshtëpiake 

Tregu i pajisjeve elektronike dhe i elektroshtëpiakeve në Shqipëri po rritet me hapa të qendrueshëm. Vlerësimi vjen nga “Scan Intel”pas përpunimit të disa të dhënave shtesë të siguruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave. Sipas tyre në vitin 2021 u importuan rreth 32.2 miliardë lekëve paisje, ose rreth 270 milionë euro. Ky total përfshin të gjitha pajisjet elektroshtëpiake, telefoninë dhe pajisjet elektronike. Shifrat tregojnë një tendencë të qartë rritje nga viti në vit. Përgjatë vitit 2020, vitit të pandemisë, importi i këtyre pajisjeve fiksohej pranë 26.7 miliardë lekëve në total, ose rreth 226 milionë euro, Në terma nominalë ndërkohë, shifrat tregojnë se gjatë vitit 2021, rritja fiksohet pranë 21% krahasuar me vitin paraarendës, dhe në rreth 22.4% krahasuar me vitin 2019, atë para pandemisë. Rritjen më të madhe e regjistrojnë “pajisjet elektronike”, me 64% më shumë importe krahasuar me vitin 2020, ndjekur nga kondicionerët, me 31% rritje, dhe pajisjet elektroshtëpiake me 27% rritje. Sipas “Scan Intel” shifrat sinjalizojnë se shqiptarët po e përqafojnë gjithmonë e më shumë teknologji. https://lajme.rtsh.al/artikull/rritet-importi-i-pajisjeve-elektronike-dhe-elektroshtepiake-

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments