Rrıtja e fluksıt të turıstëve ka sjellë rritje të ımportit të mishit duke përmbushur kërkesat gjithnjë e në rritje si të konsumatorëve vendas, ashtu edhe të atyre të huaj.
Sipas INSTAT, gjate vıtıt 2024, u importuan rreth 48600 tonë mish, përfshirë edhe të brendshmet që janë të konsumueshme.
Ky trend i rritjes së importit është veçanërisht i dukshëm gjatë muajve të verës, kur niveli i importit arrin kulmin. Gjatë periudhës qershor-gusht, u regjistrua 13250 tonë mish i importuar.
Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar rritja është me 12%, ndikuar padyshim nga sezoni turistik, që ka shtuar kërkesat për ushqim, duke bërë që restorantet dhe shërbimet e tjera të importojnë më shumë mish për të përmbushur nevojat e turistëve të huaj dhe jo vetëm.
Për sa i përket vendeve nga ku ka ardhur mishi, ato që kanë eksportuar më shumë në Shqipëri janë Greqia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Paraguai, Italia dhe Brazili.
Nga vendet e mësipërme, Brazili ka mbajtur pozitat kryesore, duke kontribuar me sasinë më të madhe të mishit të importuar në Shqipëri.
Gjatë vitit të shkuar, rreth 12300 tonë mish erdhën nga ky vend, duke përbërë një katërtën e totalit të importit, ose 25%.