Saturday, April 12, 2025
HomeSOCIALERriten eksportet drejt Greqisë

Rriten eksportet drejt Greqisë

Eksportet drejt Greqisë kanë njohur rritje të ndjeshme gjatë 6 muajve të parë të këtij viti. Sipas raportit të tregtisë së jashtme të publikuar nga Instituti i Statistikave, eksportet llogariten gati 14 miliardë lekë, nga rreth 10 miliardë lekë që ishin në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Vlerën më të lartë të eksporteve e shënuan grupet “materiale ndërtimi dhe metale”, vlera e të cilit llogaritet 3.2 miliardë lekë, ndjekur nga grupi “tekstile dhe këpucë” vlera e të cilit llogaritet gati 3 miliardë lekë. Ndërkohë, importet e mallrave nga Greqia në Shqipëri, gjatë periudhës janar-qershor arritën 33.3 miliardë lekë, kur një vit më parë (2021) u importuan 27 miliardë lekë. Në vlerën e mallrave të importuara nga shteti fqinj, vendin kryesor e zënë grupi i mallrave “ushqim, pije dhe duhan” në vlerën 9.1 miliardë lekë, i ndjekur nga grupi “materiale ndërtimi dhe metale”, në vlerën 5.9 miliardë lekë dhe grupi “minerale, lëndë djegëse, energji elektrike”, në vlerën 5.5 miliardë lekë. Referuar të dhënave, shkëmbimet tregtare të Shqipërisë me Greqinë gjatë 6-mujorit zunë 6.8 % të totalit të gjithë tregtisë./https://ata.gov.al/2022/07/18/rriten-eksportet-drejt-greqise-kryesojne-materialet-e-ndertimit-dhe-tekstilet/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ