Thursday, April 24, 2025
HomeSOCIALEKOSOVA Rriten çmimet e importit në Kosovë

 Rriten çmimet e importit në Kosovë

Indeksi i tërësishëm i Çmimeve të Importit në Kosovë pësoi ngritje për 4.6 % në TM2 2022 krahasuar me TM1 2022. Krahasuar me TM2 2021 çmimet e importit pësuan ngritje në një mesatare prej 23.3 %. Çmimet e importit në Kosovë pësuan ngritje në një mesatare prej 4.6 % në TM2 2022 krahasuar me TM1 2022. Ngritje më të mëdha të çmimeve sipas sektorëve ishin te produktet minerale (16.2 %), vajrat ushqyese (13.6 %), plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (7.7 %), artikujt e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe të qelqit (6.8 %), druri dhe artikujt e tij (4.2 %), produktet bimore (3.0 %), pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (2.8 %), shtazët e gjalla; produktet e shtazëve (2.7 %), metalet bazë dhe artikujt e metaleve bazë (2.6 %), këpucët (2.4 %), produktet e industrive kimike (1.6 %), letrat dhe artikujt e saj (1.3 %), mjetet e transportit (1.2 %), tekstili dhe artikujt e tekstilit (0.9 %), artikujt ushqimor të përgatitur, pijet dhe duhani (0.8 %) dhe artikujt e ndryshëm të prodhuar (0.3 %) Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te lëkura dhe artikujt e saj (-3.1 %) dhe instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinave, muzikorë dhe mekanizmat e orës (-0.6 %). Çmimet e Importit në Kosovë pësuan ngritje në një mesatare prej 23.3 % në mes TM2 2022 dhe TM2 2021. Ngritje më të mëdha sipas sektorëve ishin te produktet minerale (46.3 %), metalet bazë dhe artikujt e metaleve bazë (46.2 %), artikujt e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe të qelqit (34.6 %), druri dhe artikujt e tij (27.7 %), vajrat ushqyese (21.3 %), produktet bimore (16.0 %), plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (10.2 %), shtazët e gjalla; produktet e shtazëve (9.4 %), mjetet e transportit (8.6 %), tekstili dhe artikujt e tekstilit (7.0 %), pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (6.7 %), instrumentet optike, fotografik, matës, madicinal dhe muzikorë dhe mekanizmat e orës (5.8 %), artikujt ushqimor të përgatitur, pijet dhe duhani (5.4 %), artikujt e ndryshëm të prodhuar (3.1 %), produktet e industrive kimike (2.7 %) dhe këpucët (0.6 %). “Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve lëkura dhe artikujt e saj (-5.9 %) dhe te letrat dhe artikujt e saj (-0.1 %)”, thuhet në njoftimin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës.https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=615984

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

JamesBok on Bashkia CERRIK
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
JamesBok on Bashkia CERRIK
JamesBok on Qarku DIBER
JamesBok on Bashkia DELVINE
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ