Policia e Durrësit ka ndërhyrë në dy raste bllokuar dy Jet Sky, të cilët po lundronin brenda perimetrit të sigurisë, duke u kthyer në një rrezik për pushuesit. Përmes një njoftimi për mediat, Policia e Durrësit bënë të ditur se “Jet Sky” u bllokuan, teksa drejtuesit e tyre morën masë administrative 110 000 lekë. “Shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare, gjatë monitorimit të hapësirës ujore në plazhin e Spillesë, Durrës, me qëllim garantimin e sigurisë së plazhistëve, kanë konstatuar një mjet lundrues që kishte shkelur perimetrin e sigurisë dhe po rrezikonte jetën e plazhistëve. Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë bllokuar mjetin lundrues Jet Sky. Drejtuesi i këtij mjeti lundrues u ndëshkua me masën administrative 100 000 lekë të rinj, për lundrim në zonë të ndaluar, dhe me masën administrative 10 000 lekë të rinj, për mungesë dokumentacioni”, njofton Policia e Durrësit. “Policia Kufitare apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese, që të respektojnë me rigorozitet perimetrin e sigurisë ujore për plazhistët, të zbatojnë rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete”, vijon njoftimi. Policia fton qytetarët që për çdo rast të shkeljes së perimetrit të sigurisë dhe të përdorimit të mjeteve lundruese në mënyrë të parregullt, të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar reagim të shpejtë, në bazë të ligjit. atsh
Rrezikuan qytetarët me Jet Sky, bllokohen dy mjete në Spille
RELATED ARTICLES