Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u bën apel qytetarëve të kenë kujdes nga zjarret. Rritja e temperaturave, ka nxitur aturoritetet të marrin masa të shtuara për parandalimin e zjarreve dhe të apelojnë për bashkëpunimin e qytetarëve Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për të njoftuar menjëherë autoritetit për raset të rënies së zjarrit. “Situata emergjente e zjarreve është një sfidë e madhe për të gjithë ne dhe mënyra më e mirë për t’u përballur me të është të jemi të përgatitur për të shmangur rreziqet për të mbrojtur veten, të tjerët dhe natyrën e vendit tonë. Bashkëpunimi dhe kujdesi i çdo individi janë thelbësore për të reduktuar rreziqet dhe për të siguruar jetën tonë dhe të komunitetit”, shkruan Peleshi. “Kujdesi ndaj zjarreve duhet të jetë prioritet për të gjithë ne. Bashkë, për sigurinë dhe mirëqenien e të gjithëve. Telefononi menjëherë 128 Shërbimin e Zjarrfikëses, në çdo kohë e për çdo rast emergjence”, përfundon apeli i Peleshit në rrjetet sociale. atsh
Rreziku nga zjarret,Peleshi kërkon bashkëpunimin e qytetarëve
RELATED ARTICLES