Qindra shtetas të huaj të tjerë dhe palestinezë me pasaporta të dyfishta u larguan sot nga Rripi i Gazës drejt Egjiptit të dielën, duke iu bashkuar një eksodi njerëzish me dokumentet e duhura që kanë arritur të largohen nga zona e shkatërruar nga lufta. “Më shumë se 800 prej tyre kishin hyrë në Egjipt përmes pikës kufitare të Rafahut”, tha sot një zëdhënës i pikës së kalimit në anën palestineze. “Një numër i madh i të evakuuarve erdhën nga Rusia dhe Ukraina”, tha Gjysmëhëna e Kuqe egjiptiane, e cila është e përfshirë në ndihmën e të evakuarve, duke e çuar numrin e hyrjeve në Egjipt në rreth 500 deri më tani. Që nga rihapja e kufirit rreth një javë e gjysmë më parë, rreth 2 700 persona janë larguar nga zona e izoluar bregdetare.