Rregullatorët anti-trust të BE-së kanë bllokuar për momentin aksionet e planifikuara të pakicës së “Lufthansa” në linjën ajrore italiane “ITA Airways” pas një hetimi paraprak, i cili tregoi se marrëveshja mund të reduktojë konkurrencën në disa linja, njoftoi sot Komisioni Evropian. Komisioni tha se ekziston vetëm një konkurrencë e kufizuar nga linjat e tjera ajrore në linjat pa ndalesa për dhe nga disa destinacione të Evropës Qendrore. “Në disa nga këto linja, “Lufthansa” dhe “ITA Airways” do të ishin në konkurrencë të drejtpërdrejtë me njëra-tjetrën me fluturime pa ndalesë”, tha KE-ja. “Ekziston vetëm një konkurrencë e kufizuar nga linjat ajrore të tjera, kryesisht nga linjat ajrore me kosto të ulët si “Ryanair.” Megjithatë, këto shpesh do të fluturojnë nga aeroporte më të largëta”, tha komisioni. Komisioni i BE-së tani duhet të marrë një vendim mbi procedurën deri më 6 qershor. “Lufthansa” tha sot se është ende e përkushtuar për të blerë aksione në “ITA Airways” dhe shpreson se transaksioni do të miratohet. “Lufthansa” tha se “ITA Airways” do të bëhet një pjesë plotësuese dhe e rëndësishme e Grupit Lufthansa. “Lufthansa”, e cila thotë se ka shitjet më të larta në Evropë, tashmë operon disa qendra ajrore me katër linjat ajrore që aktualisht përbëjnë rrjetin e saj, Lufthansa, Austrian, Swiss dhe Brussels Airlines. “ITA Airways” u formua në vitin 2020 pas një ristrukturimi të kompanisë së dështuar të “Alitalia”, të cilën qeveria në Romë e mori në mars të të njëjtit vit kur dështuan ofertat e ndryshme për blerje. Pas disa muajsh negociatash, “Lufthansa” ra dakord me shtetin italian për të marrë përsipër një pakicë prej 41%. Në këmbim, ITA do të marrë 325 milionë euro (352 milionë dollarë) në kapital nga “Lufthansa”. Sipas marrëveshjes, Lufthansa mund të blejë edhe 49% të aksioneve të ITA-s nga viti 2025 në kushte të caktuara dhe 10% të mbetur në një datë të mëvonshme. Marrëveshja midis Lufthansa dhe shtetit italian ka qenë subjekt i rishikimeve rregullatore në nivel kombëtar dhe evropian.
Rregullatorët, bllokojnë marrëveshjen Lufthansa-ITA
RELATED ARTICLES