Rrebeshe shiu dhe rënie temperaturash, parashikimi i motit për javën

0
87

Java ka nisur me mot të kthjellët dhe vranësira të pakta kryesisht në jug, por duke nisur nga e mërkura moti pritet të marrë tjetër kthesë. Meteorologu i Meteolb, Hakil Osmani tha në emisionin Goodmorning Albaninas, në Euronews Albania se nga mesi i javës pritet shtimi i vranësirave dhe reshje shiu në të gjithë vendin, shoqëruar me rrebeshe. Temperaturat deri në mesjavë pritet të kenë vlera normale deri në 20 gradë celsius në vlerat maksimale dhe 5 në ato minimale në zonat malore. Pas të mërkurës pritet rënie e temperaturave në vlerat deri në 16 gradë në vlerat maksimale dhe deri në 3-4 gradë në atë minimale.