Sektori i peshkimit ka hyrë në rrugën e zhvillimit të qëndrueshëm është i formalizuar dhe po zhvillohet konform standardeve më të mira sipas direktivave të BE-së. Kështu u shpreh ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, në takimin e zhvilluar sot në Durrës, mbi “Industrinë e peshkimit”, ku ndër të tjera theksoi se, “objektiv i rëndësishëm i qeverisë për këtë vit adresuar sektorit të peshkimit, ka qenë rinovimi dhe modernizimi i flotës së peshkimit, duke kryer investime të reja të bashkëfinancuara midis privatit dhe qeverisë”. Sipas saj, Shqipëria ka pasur një moshë mesatare të anijeve të peshkimit 43 vjeçare, që është shumë më e lartë se mesatarja vjeçare e BE-së. Ndaj tha Krifca dhe nuk i kemi ndalur investimet, pavarësisht sfidave. “Me mbështetjen e dhënë nga buxheti i shtetit por edhe nga projekti i BE-së “Fishing Blu”, me një vlerë totale financimi 4.5 milionë euro ne kemi bërë të mundur që deri në fund të vitit 2022, do të kemi rreth 9 milionë euro financime për rinovimin e flotës së peshkimit në funksion të zhvillimit të mëtejshëm të sektorit”, tha Krifca. Ajo vuri në dukje se investime të tjera janë bërë në një sërë komponentësh për flotën e peshkimit që rrisin sigurinë e anijeve dhe cilësinë e peshkimit. “Kemi financuar 50% të vlerës së investimit, për riparimin e anijeve, të strukturës së tyre për rritjen e sigurisë së anijeve, instalimin e frigoriferëve, pajisjeve elektronike në anije, zëvendësimin e rrjetave të peshkimit etj, sipas standardeve të BE-së, investime këto që e ulin moshën e anijeve deri 5 vjet, sipas përllogaritjeve të specialistëve”, bëri të ditur ministrja.https://ata.gov.al/2022/10/04/rinovimi-i-flotes-se-peshkimit-qeveria-financon-50-te-investimit/
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on