Kanali kullues i Gjazës në Lushnjë i është nënshtruar riparimit në pjesën fundore të tij.

Për përmirësimin e infrastrukturës së ujitjes dhe kullimit, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka parashikuar një buxhet prej 2.9 miliardë lekësh për vitin 2025, që është një rritje prej 13% krahasuar me vitin e kaluar.

Ky buxhet do të përdoret për përmirësimin e sistemeve të ujitjes dhe përfundimin e rehabilitimit të disa projekteve në rreth 16,000 hektarë tokë bujqësore.

Sipërfaqja ujitëse e rehabilituar është dyfishuar në 10 vitet e fundit. Nga 135 mijë ha në 2015, ka arritur në rreth 265 mijë ha. Kjo sipërfaqe përbën rreth 75% të sipërfaqes potencialisht të ujitshme për tokat bujqësore.