Eksportet gjermane u rritën papritur në muajin prill, të nxitura nga kërkesa e fortë e Kinës, por rikthimi nuk ishte mjaftueshëm i fortë për të shmangur shqetësimet që rrethonin ekonominë më të madhe të Evropës, pasi ajo ra në një recesion teknik gjatë dimrit, mes inflacionit të lartë të vazhdueshëm. “Eksportet u rritën me 1,2% në terma mujore, pas një rënieje të rishikuar prej 6,0% në mars”, sipas të dhënave paraprake të Zyrës Federale të Statistikave “Destatis”. Ekonomistët kishin parashikuar një rënie prej 2,5%. Nga ana tjetër, importet ranë për të dytin muaj radhazi në 1,7% pas një rënie prej 5,5% në muajin mars. Ekonomistët kishin parashikuar një rënie prej 1,0%. Suficiti i tregtisë së jashtme u rrit në 18.4 miliardë euro (19.6 miliardë dollarë) në prill, krahasuar me 14.9 miliardë euro në mars. Ekonomistët kishin parashikuar një suficit prej 16.0 miliardë euro. Krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, eksportet u rritën me 1,5%, ndërsa importet u tkurrën me 10,3%. Ndërsa SHBA-ja pretendoi pjesën më të madhe të eksporteve gjermane në prill, rritja më e madhe ishte në dërgesat në Kinë. Eksportet drejt SHBA-së u rritën me 4,7% dhe ato drejt Kinës u rritën me 10,1%. Ndërkohë dërgesat në Britaninë e Madhe ranë 5,2%. Eksportet drejt Rusisë ranë 17,8% dhe importet nga vendi ranë 7,6%. Importet nga Rusia, të cilat ishin kryesisht gaz natyror, janë ulur 91,5% nga prilli 2022, një kohë kur Gjermania ishte ende shumë e varur nga gazi rus. Pas pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Moska, vendi është përpjekur të zëvendësojë importet e gazit rus. “Pas kolapsit në mars, shifrat e sotme të eksporteve sjellin një lehtësim shumë të kufizuar”, tha ekonomisti i ING Carsten Brzeski. “Në fakt, është një rikthim shumë i parregullt dhe një tjetër dëshmi se motori tradicional i rritjes së ekonomisë gjermane, tregtia, po përparon në një mënyrë hezituese”,tha Brzeski. atsh
Rimëkëmbja e befasishme e eksporteve gjermane
RELATED ARTICLES