NATO ka bërë të ditur se në Kosovë kanë filluar të mbërrijnë trupat përforcuese për KFOR-in në Kosovë. Kjo vjen pasi protestuesit serbë në Zveçan kanë lënë të lënduar 30 ushtarë të KFOR-it, më 29 maj. “Përforcimet e NATO-s kanë filluar të mbërrijnë në Kosovë pas dhunës së javës së kaluar ku u plagosën 30 persona nga trupat paqeruajtës të KFOR-it. Rreth 500 pjesëtarë të shërbimit turk nga batalioni i Brigadës 65 të mekanizuar të këmbësorisë së Turqisë do të përbëjnë pjesën më të madhe të përforcimeve të NATO-s”, ka bërë të ditur Aleanca. Në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç, serbët po protestojnë duke kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në objektet komunale, si dhe praninë e Policisë së Kosovës. Si pasojë e veprimeve të protestuesve kanë mbetur të lënduar disa policë dhe pjesëtarë të KFOR-it. Gjithashtu, janë djegur dhe dëmtuar vetura të Policisë së Kosovës dhe të medieve. Situata në këto komuna është tensionuar të premten e 26 majit kur kryetarët e betuar u detyruan të futën në zyrat e tyre të punës nën asistencën e Policisë. Ky veprim i institucioneve të Kosovës është kritikuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian derisa kanë kërkuar shtensionim të menjëhershëm të situatës në veri. Javën që shkoi, ndërkombëtarët i kërkuan Kosovës që të organizojë zgjedhje të reja në katër komunat veriore të Kosovës. atsh
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on