Rilindja italiane në “Galerinë e Arteve Digjitale” në Korçë

0
1

“Galeria e Arteve Digjitale” në Korçë (GADK) sjell ekspozitën imersive të artit digjital, me vepra të Rilindjes italiane. Lajmin e bëri të ditur kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo. Filo, ndau në rrjete sociale posterin e këtij aktiviteti të veçantë, teksa shkroi se “”Rilindja Italiane” do të jetë ekspozita e ardhshme në GADK”. Ekspozita në Galeria e Arteve Digjitale në Korçë, e vetmja e këtij lloji në vendin tonë, sjell një model unik të paraqitjes se artit. GADK është galeria ku ndërthuret kultura dhe teknologjia së bashku. Ekspozimi në këtë model unik i disa prej veprave të “Rilindjes Italiane”, merr një vlerë të shtuar për artin dhe artistët. Rilindja italiane filloi në Itali në fund të shekullit të katërmbëdhjetë dhe u bë një epokë e shumë arritjeve kulturore dhe arkitekturore në Evropë. Kulmi i Rilindjes ndodhi në fund të shekullit të 15-të,ku elementët e Rilindjes Italiane u përhapën në vendet e tjera të Evropës, gjë që çoi në një rizbulim të artit dhe shkencës në mbarë Evropën që bart vlera të veçanta edhe sot në kohën moderne në mbarë botën.