Friday, November 22, 2024
HomeMJEDISRikthimi i lejlekut në liqenin e Viroit

Rikthimi i lejlekut në liqenin e Viroit

Dokumentohet rikthimi i lejlekut (Ciconia Ciconia) pranë liqenit të Viroit në Gjirokastër. Administrata Kombëtare e Zonave të Mbrojtura njofton se është dokumentuar rikthimi i lejlekut (Ciconia Ciconia) pranë liqenit të Viroit në Gjirokastër, pas rikthimit të tij nga Afrika, nga ku edhe dimëron.

Kjo periudhë e ardhjes së lejlekëve përkon me inkubimin e tyre, gjatë së cilës lëshojnë rreth 2-4 vezë, të cilat çelin në muajt prill-qershor. Moratoriumi i gjuetisë dhe kujdesi i administratës së zonave të mbrojtura ka sjellë frytet e veta, me rikthimin e shumë specieve të zhdukura nga habitati i tyre në vendin tonë, apo shtimin e numrit të individëve të llojeve të rrezikuara.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments