Wednesday, February 19, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURERikthehen Javët Kulturore Ndërkombëtare

Rikthehen Javët Kulturore Ndërkombëtare

Javët Kulturore Ndërkombëtare (JKN) është një nismë e Ministrisë së Kulturës që sjell në Shqipëri tingujt, imazhet, aromat dhe shijet e vendeve të ndryshme të botës. Pas një programi të suksesshëm përgjatë vitit 2022, ministrja e Kulturës, Elva Margariti njoftoi se ky program do të vijonte edhe në 2023-shin. Edicioni i dytë i JKN nis këtë maj e përfundon më 30 nëntor 2023. Ministrja ka prezantuar programin e këtij viti në një konferencë për mediet, e zhvilluar në Hollin Koncertor të Teatrit Kombëtar të Operas e Baletit. Programi i këtij viti nis me BE, 16-22 maj, vazhdon me artistët që do të vijnë nga Greqia, nga data 23-29 maj. Ndërsa muaji qershor do të nisë me kulturën italiane. E konceptuar si një paradë kulturore ndërkombëtare, e shtrirë përgjatë gjithë vitit, JKN është vazhdimi, përfshirja dhe unifikimi nën një brand i një tradite disavjeçare të organizimit të javëve, dedikuar bashkëpunimit kulturor. Nëpërmjet këtij projekti njihen më mire, forcohen marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë, si dhe rritet oferta e aktiviteteve kulturore në Shqipëri për të gjitha shijet dhe moshat. JKN e shndërron skenën e aktiviteteve kulturore në vend në një arenë ndërkombëtare multikulturore dhe multidisiplinore. Përgjatë vitit 2022, Javët Kulturore Ndërkombëtare angazhuan mbi 700 artistë. Falë programit dinamik e gjithëpërfshirës, JKN do të krijojë një atmosferë të jashtëzakonshme e do të shpërndajë mesazhe të forta paqeje dhe pranimi të njëri-tjetrit. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ