Shtëpia e aktorit shqiptar Aleksandër Moisiu është rikontruktuar plotësisht.Shtëpia-muze e Aleksandër Moisiut është nga të paktat shtëpi karakteristike qytetare durrsake të shekullit të XIX, pak metra larg Amfiteatrit Antik, në rrugicën në krah të mureve bizantine dhe xhamisë “Fatih”. Në të ndodhet Muzeu Etnografik i Durrësit. E shpallur monument kulture, kjo shtëpi e vendosur në zemër të qytetit të vjetër, ka ç’të tregojë për turistët e shumtë të huaj e vendas.
Aleksandër Moisiu u angazhua në teatrot e Evropës ku u shqua për zotësi aktoriale, veçanërisht në interpretimin e rolit të Edipit mbret dhe të Hamletit. Kjo mbarëvajtje e bujshme do ta shpinte për të shpalosur talentin e tij drejt skenave të tjera edhe të Amerikës Veriore.