Pavarësisht mbrojtjes nga pushtimi i plotë i Rusisë, për më shumë se 16 muaj, Ukraina ka regjistruar nivelet më të larta te rezervave në valutën e huaj që kur vendi fitoi pavarësinë në 1991. “Banka Qendrore e Ukrainës ka në dispozicion ekuivalentin e 35 miliardë eurove (39 miliardë dollarë), njoftuan autoritetet bankare. Rekordi i mëparshëm u regjistrua në maj 2011. Vetëm në qershor, rezervat u rritën sërish me 4,5%. Ukraina mori rreth 3.9 miliardë euro nga Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Finlanda, si dhe institucionet ndërkombëtare si Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Banka Botërore. Prandaj, partnerët ndërkombëtarë kanë transferuar shuma më të mëdha sesa i duhen Ukrainës, për shërbimin e borxhit dhe për të mbështetur ‘hryvnia’, monedhën e saj kombëtare. Rezervat valutore korente janë të mjaftueshme për të financuar importet e vendit për më shumë se pesë muaj. Sipas të dhënave zyrtare, vendi ka marrë ndihma financiare, ushtarake dhe humanitare nga Perëndimi me vlerë mbi 170 miliardë euro. atsh
Rezervat valutore arrijnë nivele rekord mes luftës ruse
RELATED ARTICLES