Në mesin e këtij viti, rezerva valutore e vendit arriti vlerën e 4.9 miliardë eurove, në rritje me 25% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Banka e Shqipërisë bëri të ditur se vlera e rezervës valutore është e mjaftueshme për të mbuluar afërsisht 7.7 herë vlerën mujore të importeve (mbështetur në vlerën mesatare të importeve për 7-mujorin 2022). Sipas BSH-së, një nga parametrat bazë për të përcaktuar madhësinë e rezervës valutore është aftësia për të mbuluar të paktën katër muaj importe, ndërsa aktualisht rezerva valutore e vendit mbulon pothuajse tetë muaj importe, duke qenë dukshëm sipër objektivave të saj minimale. BSH-ja bën të ditur se sistemi bankar në vend është i mirëkapitalizuar dhe i gatshëm të financojë nevojat e tregut.https://ata.gov.al/2022/08/23/rezerva-valutore-e-vendit-u-rrit-ne-4-9-miliarde-euro/
Rezerva valutore e vendit u rrit në 4.9 miliardë euro
RELATED ARTICLES