Friday, April 18, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURERestaurohet ikona “Fjetja e Shën Marisë” 

Restaurohet ikona “Fjetja e Shën Marisë” 

Pas një ndërhyrjeje disamujore në laboratorin e Muzeut të Ikonografisë Onufri përfundoi restaurimi i ikonës “Fjetja e Shën Marisë”. Ikona me dimensione të mëdha, 111 x 68 x 3,2 cm, me autor anonim, është me preardhje nga kisha e Profet Ilias në lagjen Përrua. Ajo mendohet t’i përkasë fundit të shekullit të XIX. Kjo ikonë paraqiste shumë problematika: dëmtim dhe mungesë grundi, kryesisht në perimetrin e poshtëm të veprës, plasaritje dhe çarje të suportit të drurit, abrazion të pelikulës piktorike, oksidim të vernikut si dhe depozitime papastërtish të qëndrueshme, dyll, bojra vaji, parafinë, blozë etj. Të gjitha këto rrezikonin degradimin e veprës duke mos bërë të mundur për më tepër leximin e qartë dhe të plotë të skenës ikonografike të realizuar me një fryme artistike shume ekspresive nga autori. Pas ndërhyrjes restauruese u arrit rezultati i dëshiruar, duke parandaluar degradimin e saj dhe duke nxjerrë në dukje ngjyrat e ikonës, freskinë dhe madhështinë e veprës. Ikona spikat sigurisht për dinamikën shprehëse të skenës gati apokaliptike në gjysmën e poshtme si dhe dominimin e së kuqes dhe kontrastet e përdorura. Kjo ikonë i ofrohet tashme e restauruar publikut të Muzeut të Ikonografisë Onufri duke pasuruar koleksionin e tij. ATA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ