Vendi u përfshi nga reshje shiu të dendura edhe gjatë orëve të natës të cilat kanë shkaktuar rënie gurësh e inertesh në akset Bogë -Theth -Hani i Hotit – Tamarë, Ura e Zapotit- Shishtavec, Dushaj – Sheshi i Trageteve -Lekbibaj. Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se po vijon punën pa ndërprerje për pastrimin e akseve dhe rikthimin e tyre në gjendjen e mëparshme. Sipas ARRSH-së, në aksin Bogë – Qafë Thore ku ka pasur prezencë të rreshjeve te dëbores, mjetet borëpastruese vijojnë punën për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës. Qarkullimi në të gjitha akset nacionale kryhet pa probleme. “Rekomandohen përdoruesit e rrugës, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar, si dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, thotë ARRSH.