Reshje shiu dhe ulje temperaturash, si pritet të jetë moti gjatë fundjavës | ABC News Albania

0
93

Meteorologu i Metoalb, Akil Osmani, ka zbuluar se si do të jetë moti këtë fundjavë në vendin tonë, duke theksuar se do të dominojnë reshjet e shiut dhe do të ulen temperaturat. “Moti këtë fundjavë do të ketë rënie të ndjeshme të temperaturave të ajërit dhe gjithashtu një mot të paqendrueshëm. Dita e sotme gjithashtu do të mbetet me alternime vranësirash. Gjithashtu, vranësirat më shpeshta do jenë në pjesën e dytë të ditës, duke gjeneruar reshje shiu, të cilat do të jenë në sasira të pakta. Do të vijojnë reshjet e shiut të jenë prezente dhe deri në orët e mesditës dhe pasdites së ditës së shtunë, ku herë pas here do të jenë dhe në formën e rrebesheve ku më dukshme do të jenë në ultësirën Perëndimore. Ndërsa në zonat malore do të kemi shfaqje të flokëve të dëborës. Orët e pasdites së ditës së shtunë sjellin rënien e temperaturave të ajrit”. Edhër për vendet e Rajonit, fundjava do të rezervojë një mot me reshje shiu dhe dëbore.“Sa i përket, vendeve të rajonit, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, ditën e sotme do të jenë me mot të paqendrueshëm, me vranësira të shpeshta të cilat krijojnë mundësi për reshje shiu më të dukshme. Në Malin e Zi, dita e shtunë dhe dita e diel, duke qene se do të ketë një rënie të temperaturave të ajrit dhe në zonat lindore reshje dëbore. Në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut do të kemi reshje dëbore”./abcnews.al