Reshje intensive dhe rrezik permbytjesh ne zonat e ultesires perendimore !

0
78

Parashikimet vlerësojnë një RRITJE ME 10%, në sasinë totale të reshjeve të shiut por ulje me gati 15% në sasitë e borës që priten të bien në të gjithë Shqipërinë. Kjo rritje në sasinë e reshjeve të shiut kompensohet me sasi më të pakta bore në terrenet malore. Gjatë ditës së sotme reshjet mbeten të dobëta deri mesatare në zonat qendrore të vendit por vijojnë reshjet mesatare dhe shpeshherë intensive në skajet veri-jug deri pas mesnatës. Dita e diel paraqitet me reshje kryesisht të pakta në pjesën më të madhe të vendit situatë e cila vijon deri në mesditë kur sërisht do të ketë një fuqizim të reshjeve deri mesatare në të gjithë vendin por reshje me intensitete të larta në skajet veri-jug. Vetëm mëngjesin e së hënës pritet një dobësim i dukshëm i reshjeve dhe vijon situata me reshje të pakta deri afër mesnatës kur do të ketë një fuqizim të fundit por më të dobët, të reshje në zonat verilindore. Nga mëngjesi i së dielës dhe deri paraditen e së hënës priten kryesisht reshje bore në zonat malore lindore; në zonat e thella të Kukësit, Dibrës priten edhe 60-70 cm të tjera bore ndërsa më pak në shtrrijen malore nga Librazhdi deri poshtë në Bilisht.

SQARIM: Qëndron rreziku i prurjeve të larta kryesisht në lumenjtë e veriut si pasojë e kontributit të reshjeve nga përtej kufirit (Mal i Zi, Kosovë, Maqedoni e Veriut) ndërsa më e qetë do të jetë situata në lumenjtë e zonave qendrore si Mati, Erzeni, Shkumbini dhe Semani. Ndërsa situata në lumin e Vjosës dhe degët e saj, në përrenjtë malorë jugore paraqet rrezik të shtuar ndaj përmbytjeve si pasojë e reshjeve intensive në veriperëndim të Greqisë, reshje të cilat përkthehen në prurje shtesë për Vjosën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here