Në zonat malore të vendit janë rikthyer temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës. Autoriteti Rrugor Shqiptar informon se në Qafë Thore-Theth kanë filluar reshjet e dëborës. ARRSH bën të ditur se, “po punohet me borëpastruese dhe me shpërndarjen e kripës për ta mbajtur qarkullimin në normalitet”. Gjithashtu ARRSH i bën apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit, në kohë me reshje dhe të pajisen me goma dimërore kur udhëtojnë për në zonat malore. atsh