Saturday, April 19, 2025
HomeSOCIALEEKONOMIInflacioni zbriti në 6.49 % në mars

Inflacioni zbriti në 6.49 % në mars

Inflacioni bazë pësoi një rënie të ndjeshme në muajin mars të këtij viti. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, ky tregues zbriti në 6.49%, nga niveli rekord historik prej 8.74% ku kishte qëndruar për muajt janar dhe shkurt. Inflacioni bazë mat ndryshimin e çmimeve të konsumit, duke përjashtuar ato produkte që për nga natyra e tyre kanë luhatshmëri të lartë, kryesisht produktet ushqimore dhe ato energjetike. Qëllimi i inflacionit bazë është ta zhveshë rritjen e përgjithshme të çmimeve nga efektet e goditjeve të ofertës apo nga faktorë të tjerë me ndikim afatshkurtër. Duke qenë se përfaqëson komponentin më të qëndrueshëm të rritjes së çmimeve, ecuria e inflacionit bazë është veçanërisht e rëndësishme në këndvështrimin e vendimmarrjes së politikës monetare. Inflacioni mesatar në ekonomi në muajt e fundit ka shënuar rënie të ndjeshme dhe për marsin zbriti në 5.3%, niveli më i ulët që prej shkurtit 2022. Rënia e inflacionit është përcaktuar kryesisht nga ulja e çmimeve të karburanteve, por, gjithashtu, edhe nga efekti statistikor i bazës krahasuese, i përmendur më sipër edhe për inflacionin bazë (rritja e fortë e çmimeve nisi pikërisht në mars të një viti më parë). Pavarësisht zbutjes së muajve të fundit, rreziqet inflacioniste ngelen ende të pranishme. Paralajmërimi i qeverisë për një rritje të fortë të pagave në sektorin publik këtë vit pritet të mbështesë qëndrueshmërinë e kërkesës së brendshme dhe të mbajë të larta presionet inflacioniste. Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë rriti përsëri normën bazë të interesit në muajin mars me 0.25 pikë përqindje, duke e çuar në 3%, niveli më lartë në dekadën e fundit, me qëllim përballimin e rritjes se inflacionit. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ