Aksionet amerikane u luhatën mes humbjeve të mëdha dhe fitimeve gjatë javës, ndërsa investitorët raportuan ndryshimet e indekseve në lidhje me tarifat.
Që kur Trump prezantoi tarifat gjithëpërfshirëse – aksionet regjistruan një rënie të ndjeshme – ndërsa investitorët kanë rritur shqetësimet se kjo mund të rrisë inflacionin dhe të nxisë ekonominë globale drejt një recesioni.
Indeksi i paqëndrueshmërisë “Cboe” u rrit në 46,98 – më i larti që nga prilli 2020.
Tregtarët thonë se rreziku në rritje i një recesioni mund ta nxisë Fed – të ulë normat e interesit që në maj.
Rritja e kostove do të ushtrojë gjithashtu presion mbi marzhet e fitimit të kompanisë, pasi sezoni i raportimit të fitimeve në SHBA nis këtë javë.
Shtëpia e Bardhë hodhi poshtë raportet se Trump po shqyrton mundësinë e një pauze 90-ditore të tarifave për të gjitha vendet – përveç Kinës, duke i quajtur ato “lajme të rreme”.
Yield-et e thesarit u rritën nga optimizmi se disa vende mund të negociojnë një marrëveshje me Trump për të shmangur tarifat