Tuesday, March 18, 2025
HomeSOCIALEEKONOMIRekord pasagjerësh në aeroportin e Rinasit

Rekord pasagjerësh në aeroportin e Rinasit

Rritja e pandalshme e turistëve që po e zgjedhin Shqipërinë si destinacion, tashmë konfirmohet edhe nga të dhënat e Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit. Numri i pasagjerëve që udhëtuan përmes këtij aeroporti arriti në muajin gusht në 885 359, duke vendosur kështu shifrën rekord për numrin më të madh të pasagjerëve përmes TIA-s, ndonjëherë gjatë një muaji. Duke e krahasuar me muajin gusht të vitit 2022, numri i pasagjerëve shënoi rritje me 33 %. Shqipëria u vizitua vetëm përgjatë muajit gusht nga më shumë se 2 milionë të huaj. Në gusht të vitit 2022, vendi ynë u vizitua nga 1 710 041 të huaj. Nga 5 667 121 të huaj që vizituan vendin përgjatë 8-mujorit të vitit 2022, gjatë periudhës janar-gusht të këtij viti vendi u vizitua nga 7 190 410 vizitorë të huaj, duke shënuar kështu një rritje prej 27%. Për shkak të vijës së gjatë bregdetare Shqipëria ofron disa plazhe, nga veriu deri në jug, si në Velipojë të Shkodrës, në Shëngjin, në Durrës, Vlorë, Himarë dhe Sarandë, plazhe këto që frekuentohen nga maji deri në tetor.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ