Monday, October 28, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIRegjistrimi i popullsisë në Kosovë, ndihmesë në politikat zhvillimore

Regjistrimi i popullsisë në Kosovë, ndihmesë në politikat zhvillimore

Përmes një njoftimi për medie, Agjencia e Statistikave të Kosovës bëri të ditur se përfundoi aktivitetin se saj “Java e Regjistrimit të Popullsisë”. U diskutua për rëndësinë e regjistrimit, metodologjinë e qasjet implementuese, modelet dhe praktikat më të mira shtetërore. Në kuadër të këtij aktiviteti u mblodhën përfaqësues të institucioneve qendrore e lokale të Republikës së Kosovës, përfaqësues të misioneve diplomatike dhe zyrave ndërkombëtare në Kosovë, institute e agjenci ekzekutive, të fushave të ndryshme, si dhe drejtorët gjeneralë të agjencive shtetërore të statistikave të vendeve të rajonit, duke përfshirë këtu Republikën e Shqipërisë, Kroacisë, Malit të Zi, e Maqedoninë e Veriut, të cilët me diskutimet e tyre sollën përvojat e sfidat e tyre në këtë fushë të veprimit. Duhet theksuar se udhëheqësi i Njësisë së Bashkëpunimit, Zyra e BE-së në Kosovë, Johannes Madsen u shpreh i lumtur që sheh Kosovën të përgatitur për regjistrimin e popullsisë në vitin 2023, teksa bëri thirrje që ta mbështesin Agjencinë e Statistikave në implementimin e regjistrimit të popullsisë. Koordinatorja për Zhvillim e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Arnhild Spence, theksoi gatishmërinë e Agjencive të Kombeve të Bashkuara për të përkrahur qeverinë e Kosovës në gjenerimin e të dhënave të kompletuara dhe cilësore, të cilat paraqesin nevojat e popullatës dhe ndihmojnë në hartimin e politikave që i përgjigjen zhvillimit njerëzor. Organizatorët e këtij aktiviteti, Ilir Berisha, zëvendëskryeshef ekzekutiv i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, e Avni Kastrati, menaxher i Regjistrimit të Popullsisë, duke falënderuar pjesëmarrësit, theksuan rëndësinë e regjistrimit të popullsisë Kujtojmë se hapjen e punimeve të Konferencës REKOS e bëri kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe i banesave përbën një prej ndërmarrjeve më të rëndësishme institucionale në vendin tonë, derisa zëvendësi i tij, Besnik Bislimi, bëri të ditur se Qeveria do të përkrahë procesin e regjistrimit me mbi 12 milionë euro. Java e Regjistrimit të Popullsisë, si platformë unike e konsultimit, shërbeu për të njoftuar opinionin publik se me datë 1 Shtator 2023, do të nis Regjistrimi i Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Republikën e Kosovës. Procesi i mbledhjes së të dhënave në terren do të vazhdojë deri me datë 16 tetor 2023.https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=622843

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments