Wednesday, February 19, 2025
HomeSOCIALEARSIMRegjistrimet në klasat e para:Afati i aplikimit deri më 30 qershor

Regjistrimet në klasat e para:Afati i aplikimit deri më 30 qershor

Prej disa ditësh në sistemin e-Albania kanë nisur regjistrimet e nxënësve në klasat e para për vitin shkollor 2023-2024.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Arsimit dhe Sporit, Evis Kushi, në një postim në rrjetet sociale.

“Afati për këtë shërbim online është data 30 qershor 2023 dhe të gjithë prindërit që kanë nevojë për ndihmë do të mbështeten nga stafe të dedikuara në çdo shkollë”, tha Kushi.

Prindërit mund ta regjistrojnë fëmijën në vetëm një minutë, pa pasur nevojë të dorëzojnë dokumente shtesë, të presin në radhë apo të harxhojnë kohë dhe energji.

Çdo prind apo kujdestar ligjor pasi të hyjë në llogarinë e tij në portal, duhet të plotësojë formularin e aplikimit, të përzgjedhë me saktësi njësinë administrative, rrugën dhe shkollën që shfaqet në sistem.

Në vitin 2021 kjo mënyrë regjistrimi u aplikua vetëm në 182 shkolla, ndërsa vitin e kaluar edhe këtë vit përfshin të gjitha shkollat e vendit.atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ