Realizohet me sukses fluturimi prove i mjetit të ripërdorshëm nënorbital

0
15

Të premten u zhvillua prova me një mjet të ripërdorshëm nënorbital të prodhuar nga Kina, që shënon fluturimin e parë të suksesshëm testues të këtij lloji. Mjeti u nis “vertikalisht” nga Qendra e Lëshimit të Satelitëve e Jiuquan-it në Kinën Veriperëndimore, bëri të ditur prodhuesja e saj, Akademia e Teknologjisë së Nisjes së Mjeteve e Kinës (CALT) pranë Korporatës së Shkencës dhe Teknologjisë së Hapësirës Ajrore të Kinës (CASC). Mjeti u ngrit pas inspektimit dhe mirëmbajtjes, dhe më pas përfundoi fluturimin nënorbital në përputhje me procedurën e përcaktuar, duke u ulur “në mënyrë të qëndrueshme dhe horizontale” në aeroportin “Alxa Right Banner” në Rajonin Autonom të Mohttps://lajme.rtsh.al/artikull/realizohet-me-sukses-fluturimi-prove-i-mjetit-te-riperdorshem-nenorbitalngolisë së Brendshme të Kinës Veriore.