Skizofrenia dhe çrregullimi bipolar, dy çrregullime psikiatrike që diagnostikohen dhe trajtohen si gjendje të ndryshme, mund të kenë shumë më tepër të përbashkëta në nivelin gjenetik nga sa është menduar më parë.
Ky është përfundimi i një studimi të publikuar në revistën shkencore “Nature”, ku studiuesit analizuan të dhëna gjenetike nga 1 056 201 persona me 14 çrregullime të ndryshme psikiatrike, duke i krahasuar me të dhëna nga miliona persona të tjerë.
Studiuesit nuk gjetën një model gjenetik krejtësisht të veçantë për secilin çrregullim.
Në vend të kësaj, analiza identifikoi pesë grupe kryesore gjenetike, të cilat shpjegonin mesatarisht rreth 66% të ndryshimeve gjenetike të lidhura me çrregullimet e analizuara.
Një nga këto grupe bashkonte skizofreninë dhe çrregullimin bipolar.
Sipas studimit, rreth 70% e sinjalit gjenetik të lidhur me skizofreninë, ishte i lidhur edhe me çrregullimin bipolar.
Studiuesit e quajtën këtë grup faktori “skizofreni–bipolar” dhe gjetën relativisht pak zona gjenetike që ishin të veçanta vetëm për njërin prej këtyre dy çrregullimeve.





