Tuesday, April 22, 2025
HomeSOCIALESHENDETESIRaporti :Rriten vdekjet nga droga ilegale në Evropë

Raporti :Rriten vdekjet nga droga ilegale në Evropë

Vdekjet nga droga ilegale vazhdojnë të rriten vit pas viti në Evropë, sipas një raporti të publikuar sot. Qendra Evropiane e Monitorimit për Drogën dhe Varësinë nga Drogat (EMCDDA) tha në raportin e saj se ndikimi i përdorimit të drogave të paligjshme tani shihet pothuajse kudo në shoqëri. Shkalla e vdekshmërisë për shkak të mbidozave në Bashkimin Evropian, në vitin 2021 vlerësohet në 18,3 vdekje për milion popullsi të moshës 15 deri në 64 vjeç. Në vitin 2021, numri i vdekjeve të lidhura me drogën në Gjermani arriti në 1 826, krahasuar me vitet e mëparshme, ndërsa tani është regjistruar një numër rreth dy herë më i madh sesa 10 vjet më parë. Gjermania është e para në BE me numrin më të madh të vdekjeve nga droga, e ndjekur nga Spanja (774), Suedia (450) dhe Franca (417). “Për shkak të dallimeve metodologjike, numrat nga vendet e ndryshme duhet të interpretohen me kujdes”, tha EMCDDA. Megjithatë, është e padiskutueshme se trendi në Gjermani dhe në të gjithë Bashkimin Evropian është në rritje. Sipas raportit të agjencisë me qendër në Lisbonë, ka pasur gjithsej të paktën 6 166 vdekje nga mbidoza në lidhje me drogat e paligjshme në 27 vendet e BE-së, në vitin 2021. Kjo vlerësohet pothuajse 17 vdekje në ditë dhe dukshëm më shumë se në vitin 2020 (5 796) dhe 2019 (5 141). atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ