Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIRaporti i kredive me probleme zbret në 5.12%

Raporti i kredive me probleme zbret në 5.12%

Raporti i kredive me probleme shënoi rënie për të dytin muaj radhazi në tetor të këtij viti. Banka e Shqipërisë, bën të ditur se ky tregues zbriti në 5.12 %, nga 5.24 % që kishte qenë në muajin shtator 2023. Rënia e këtij treguesi në muajt e fundit besohet se është ndikuar pozitivisht nga përmirësimi i kredidhënies dhe zmadhimi i portofolit total të kredisë. Për muajin tetor, portofoli i kredisë për ekonominë u zgjerua me afërsisht 5 miliardë lekë. Sipas BSH-së, rritja ekonomike ka arritur t’i amortizojë mirë efektet e inflacionit të lartë dhe rritjes së normave të interesit. Kontributin kryesor e ka dhënë kryesisht turizmi dhe sektori i pasurive të paluajtshme. Gjithashtu vëren BSH-ja, vetë forcimi i lekut në kursin e këmbimit besohet se ka luajtur një rol pozitiv në ruajtjen e aftësisë paguese të huamarrësve me kredi në valutë të huaj dhe të ardhurave në monedhën vendase. Ruajtja e cilësisë së portofolit, paralelisht me normat më të larta të interesit, ka bërë që performanca e sektorit bankar të rritet ndjeshëm.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments