Thursday, December 26, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa  Moti-E Shtunë,7 Dhjetor 2024

Rajoni,Europa  Moti-E Shtunë,7 Dhjetor 2024

Kushtet e paqëndrueshme atmosferike do të vijojnë të jenë dominante përgjatë paradites në pjesën më të madhe të Kosovës KU reshjet e dendura të shiut dhe dëborës do të jenë prezente; Më të dendura në zonat veriore dhe veriperëndimore; Parashikohet që orët  pasdites dhe në vijim të sjellin përmirësim të situatës së reshjeve POR ulen ndjeshëm temperaturat duke ri-kthyer ngricat në akset rrugore; Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë kostante në vlerat minimale POR ulen maksimalet duke u luhatur nga –2°C vlera më e ulët në Mitrovicë deri në 6°C vlera më e lartë në qytetin e Prizrenit. Era do të fryjë mesatare paradite POR forcohet gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë mbi 55 km/h nga drejtimi kryesisht verior.

Pritet rënie graduale e Vlerave Barike duke sjellë në MV mot; kryesisht të paqëndrueshëm dhe dominim të vranësirave dhe reshjeve të shiut dhe dëborës në të gjithë territorin e MV; më të dendura në zonat Jugore dhe Jugperëndimore të MV; Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të sjellin dobësim të reshjeve si edhe ndërprerje të tyre në të gjithë territorin e MV POR ulen temperaturat duke sjellë sërisht ngrica të theksuara; Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë kostante në vlerat minimale POR ulen maksimalet duke u luhatur nga -2°C vlera minimale e shënuar në Dibër deri në 6°C vlera maksimale në qytetin e Manastirit. Era do të fryjë e mesatare gjatë paradites POR forcohet në pjesën e dytë të ditës duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 65 km/h nga drejtimi  verior.

Pjesa më e madhe e kontinentit do të jetë nën ndikimin e vranësirave dhe resheve të shiut dhe dëborës KU problematike situata do të vijojë në; ishujt Britanikë, gadishullin Skandinav si edhe Europën Qëndrore. Po ashtu; rajoni i Ballkanit do të dominohet nga vranësira dhe reshje shiu e dëbore POR në sasi të pakta NDERSA moti i kthjellët dhe vranësirat e lehta e kalimtare do të dominojnë përkatësisht në; gadishullin Iberik, brigjet e Egjeut si edhe vendet e Europës Lindore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments