Monday, March 24, 2025
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Shtunë,2 Mars 2024

Rajoni,Europa Moti-E Shtunë,2 Mars 2024

Republika e Kosovës PARAQITET përgjatë gjithë 24-orëshit nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura KU herë pas here do të gjenerojnë reshje shiu dhe dëbore në zona të thella malore. Pritet që intervalet me kthjellime më të dukshme të jenë në zonat Veriore dhe veriperëndimore. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës parashikohet që vranësirat dhe shirat të përfshijnë të gjithë republikën e Kosovës POR sasia e tyre do të jetë e pakët. Ndërkohë; Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes POR mbeten njësoj në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2 gradë C vlera më e ulët deri në 15 gradë C vlera maksimale në rang territorit. Era; do të paraqitet mesatare dhe hera – herës e fortë duke arritur shpejtësi maksimale mbi 45  km/h nga drejtimi permanent Jugor.

Masat ajrore të paqëndrueshme do të ndikojnë kushtet e motit në të gjithë republikën e MV duke sjellë vranësira KU më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat perëndimore – jugperëndimore të MV duke rrezikuar reshje shiu si edhe reshje të izloluara dëbore në zona të thella malore. Orët e pasdites; do të vijojnë me vranësira dhe shira në pjesën më të madhe të MV KU herë pas here do të jenë rrebeshe. Parashikohet që kjo situatë e paqëndrueshme atmosferike të na shoqërojë deri mëngjesin e së dielës. Përsa i përket: Temperaturave të ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në vlerat e mëngjesit POR kostante ruan vlerat mesdita duke u luhatur nga 4°C minimalja deri në 15°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë mesatare deri e fortë përgjatë gjithë 24–orëshit duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 40 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor.

Nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike do të PARAQITEN gadishulli Iberik si edhe brigjet e detit të zi KU moti i kthjellët dhe temperaturat e larta do të jenë dominante NDERSA e gjithë pjesa tjetër e kontinentit Europian do të dominohet nga masa ajrore të paqëndrueshme KU vranësirat dhe reshjet do të jenë prezente. Konkretisht; Ishujt Britanikë, Europa Qëndrore si edhe gadishulli i Ballkanit do të dominohen nga rrebeshe shiu si edhe stuhi të forta ere KU problematike situata do të jetë në Hollandë, Belgjikë, Gjermani si edhe Ballkanin Verior. Përsa i përket; gadishullit të Skandinavisë si edhe vendet e Europës Lindore do të mbizotërohen nga reshje të dendura dëbore si edhe ngrica të theksuara.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ