Saturday, May 11, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Shtunë,16 Mars  2024

Rajoni,Europa Moti-E Shtunë,16 Mars  2024

Orët e para të mëngjesit në Kosovë parashikohet të jenë nën dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave POR gjatë mesditës dhe në vijim pritet që gradualishtë vranësirat të bëhën edhe më të dukshmë KU më të theksuara do të jenë në zonat Veriore dhe Veriperëndimore të vendit; megjithatë mundësia për reshje është thuajse zero. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë në të gjithë territorin e Kosovës edhe gjatë natës. Temperaturate ajrit do të RRITEN si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C vlera më e ulët dhe maksimumet do të ngjiten deri në 17°C në zonat Jugperëndimore të Kosovës.Era do të fryjë e lehtë POR herë pas here forcohet duke arritur shpejtesinë maksimale deri në 28 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor.

Republika e MV; në pjesën e parë të ditës PARAQITET nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që i gjithë vendi të jetë me intervale të gjata kthjellimesh POR pas – mesdites dhe kryesishtë pasditja do të shtojnë dukshëm vranësirat në të gjithë tërritorin e MV KU më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat perëndimore dhe jugperëndimore të MV. Parashikohet që të njëjta kushte atmosferike të na shoqërojnë edhe gjatë natës. Temperaturave të ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë  si gjatë mëngjesit EDHE në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 0°C vlera minimale deri në 20°C vlera maksimale në rang territori.  Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites POR deri mesatare gjatë pasdites duke arritur shpejtesinë maksimale deri në 30 km/h nga drejtimi Perëndimor.

Pjesa më e madhe e kontinetit Europian do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke kushtëzuar mot; kryesisht të kthjellët dhe temperatura relativisht të larta; si pasojë e masave ajrore me origjinë Perëndimore NDERSA nën ndikimin e reshjeve të dendura të dëborës dhe erës së fortë  do të VIJOJE Europa Veriore dhe rajoni i Balltikut. Po ashtu; aktivizimi i ciklonit të Islandës ka bërë që; vranësirat, rrebeshet e shiut si edhe stuhitë e forta të erës të MBETEN prezente përgjatë gjithë ditës; në Britaninë e madhe dhe pjsërisht Europën Qëndrore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments