Vlerat e ulëta barike do të diktojnë kushtet e motit në Kosovë duke sjellë në të gjithë territorin vranësira të shumta, të cilat herë pas here do të gjenerojnë edhe rrebeshe shi. Pritet që më të fokusuara reshjet të jenë në zonat Perëndimore të vendit.Kushtet e paqëndrueshme atmosferike kanë përfshirë të gjithë MV, KU përgjatë gjithë ditës do të ketë vranësira të shumta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu. KU më të dukshme reshje do të jenë gjatë pjesës së ditë të dytë të ditës dhe në zonat Veriperëndimore.Gadishulli Iberik dhe Lindja e kontinentit do të jenë nën ndikimin e motit të qëndrueshëm, KU do të kenë alternime kthjellimesh dhe vranësirash. POR pjesa tjetër e Europës do të jetë në dominimin e vranësirave të shumta të cilat do të sjellin reshje shiu në Jug dhe Qëndër të kontinentit. Ndërsa reshje në formë dëbore do të ketë në Vendet Nordike.