Prej ditësh Kosova ndodhet nën ndikimin e motit të qëndrueshëm, KU në orët e para të ditës në vend do të ketë intervale të gjata me kthjellime në pothuajse gjithë Kosovën. Ndërsa pjesa e dytë e ditës parashikohet që në territorin e Kosovës të sjelli kalime të pakta të vranësirave, Ku më të të fokusuara vranësirat do të jenë në zonat Veriore dhe Lindore. Deri në orët e mesditës i gjithë territori i MV do të jetë në dominimin e motit të kthjellët. Ndërsa në orët e pasdites dhe në vijim parashikohet që në MV të ketë shfaqje të vranësirave të lehta e kalimtare, të cilat më të theksuara do të jenë në zonat Lindore të vendit. POR vranësirat në MV nuk pritet të gjenerojnë reshje në këto zona në MV. MBETEN nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme Vendet Nordike dhe Lindja e kontinentit, duke bërë që vranësirat e shpeshta të gjenerojnë reshje dëbore. Gjithashtu pjesërisht Qëndra e kontinentit dhe e gadishullit Apenin do të jetë me vranësira të shpeshta dhe reshje të pakta shiu. Ndërsa Britania e Madhe dhe pothuajse gjithë Europa Jugore do të jenë në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, KU kthjellmet më të dukshme do të jenë në Jug të rajonit të Ballkanit.
Rajoni,Europa Moti-E Shtunë, 18 Mars 2023
RELATED ARTICLES