Pjesa e parë e ditës në Kosovë MBETET nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave, KU më të dukshme kthjellimet do të jenë në zonat perëndimore. Parashikohet që pas mesdite të ketë afrim gradual të masave ajrore të ngrohta drejt territorit të Kosovës, duke bërë që të kemi shtim të vranësirave të shpeshta në të gjithë vendin POR nuk prtien reshje. Temperaturat e ajrit do të pësojnë 2 gradë RRITJE në vlerat miniamle POR një rënie e lehtë pritet në vlerat maksimale duke u luhatur nga -1°C më e ulëta në zonat malore deri në 9°C më e larta në zonat perëndimore. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi verior-veriperëndimor Por në mbrëmjë pritet intensifikim i parametrit të erës.
Do të MBETET moti i kthjellët dominnat në të gjithë MV POR herë pas here priten kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë territorin e MV. Po ashtu gjatë të mërkurës do të ndryshojë edhe situata termike duke larguar vlerat negative nga pjesa më e madhe e MV POR mbeten në temperaturën 0 gradë disa zona në Veri dhe Veriperëndim të MV duke bërë që të vijojnë të jenë prezente ngricat në akset rrugore. Temperaturat e ajrit do të pësojnë 2 gradë RRITJE në vlerat miniamle POR një rënie e lehtë pritet në vlerat maksimale duke u luhatur nga -1°C më e ulëta në zonat malore deri në 10°C më e larta në zonat Perendimore dhe Jugperëndimore. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi verior POR gjatë natës forcohet deri në 50 km/h.
Europa veriore dhe vendet e Europës Lindore do të PARAQITEN nën mbziotërimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke bërë që reshjet e dëborës dhe ngricat të jenë preznetë përgjatë gjithë-24 orëshit. PO ashtu; vijon problematike situata në Britaninë e madhe si edhe disa zona Qëndrore të kontinentit me rrebeshe shiu si edhe mini-stuhi të forta ere NDERSA moti i kthjellët POR relativisht i freskët do të mbizotërojë në; Europën Jugperëndimore, Gadishullin e Ballkanit, brigjet e detit Egje dhe të zi.